Transmetuar më 02-11-2017, 08:15

“Unë jam duke filluar procesin e ndërprerjes së programit të lotarisë së diversitetit”.

Ka qenë ky paralajmërimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, një ditë pas sulmit në Manhatan, ku u vranë tetë njerëz dhe u plagosën 11 të tjerë.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë tha se në SHBA duhet të vijnë vetëm ata që e meritojnë.

Ai e lidhi sulmin me Lotarinë Amerikane, pasi autori i ngjarjes kishte shkuar atje përmes këtij sistemi.

“Unë do t’i kërkoj Kongresit  që të fillojë menjëherë punën për të hequr qafe këtë program, diversitetin dhe lotarinë e diversitetit. Lotaria e shumëllojshmërisë nuk ka qenë diçka e mirë dhe ne jemi kundër”.

Trump tha se administrata e tij do të kërkonte t’i jepte fund asaj që ai e quajti “emigracioni zinxhir”, dhe insistoi për një “një program meritor, ku njerëzit hyjnë në vendin tonë në bazë të meritës”.

Komentet e Trump u bënë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi se do të vlerësonte dërgimin e Saipov, autori i sulmit në Manhatan, në qendrën e ndalimit ushtarak në Gjirin e Guantanamos, Kubë, ndërsa ishte në pritje të gjykimit. /k.k/noa.al/