Transmetuar më 05-11-2017, 15:14

Pak ditë pasi Spanja lëshoi urdhër arresti për të, ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont është vetëdorëzuar në policinë e shtetit belg.

Ai u largua drejt Brukselit para se Spanja të shpallte një urdhërarresti ndërkombëtar ndaj tij.

Prokuroria spanjolle lëshoi një mandat arresti evropian kundër presidentit katalanas Carles Puigdemont, dhe katër ministrave të tij, pas refuzimit të tyre për të dalë para një gjykate madrilene.

Pas dorëzimit pritet dhe ekstradimi i tij në Spanjë, ku do të përballet me akuzat për rebelim dhe shpallje të një anshme të pavarësisë.

Po ashtu, Madridi zyrtar ka shpërndarë parlamentin katalanas, dhe është në pritje të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. /k.k/noa.al/