Transmetuar më 05-11-2017, 21:43

Një nga vendet më të pakëndshme për një grua janë qimet në fytyrë. Kur janë me ngjyrë kafe të errët ose të zezë, ato duken më shumë. Çdo grua do të donte të kishte një fytyrë të pastër dhe pa qime. Rritja e tyre në fytyrë është e natyrshme, shkruan shije.al.

Por kur dalin me tepri në qafë, mjekër, mbi buzën e sipërme, faqe apo në pjesën e ballit, ato bëhen të bezdisura dhe ndikojnë në besimin e çdokujt. Arsyet lidhen me ndryshimet në nivelet e hormoneve në trup, ciklin menstrual të parregullt, disa medikamente dhe për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë.

Në këtë artikull ju njohim me maskën më të mirë me xhelatinë për t’i hequr përgjithmonë qimet në fytyrë.

Maska më e mirë është ajo me xhelatinë

Kjo maskë mund të bëhet lehtësisht në shtëpi. Edhe pse mund të ketë erë të rëndë, rezultati që ofron është shumë i vlefshëm. Ju mund të shtoni disa pika lëng limoni për të mbizotëruar mbi erën e xhelatinës, që gjendet e gatshme në supermarket dhe është e përbërë nga lëngu i kockave.

Ju mund të provoni edhe ndonjë vaj esencial.

Përbërësit:

1 lugë gjelle xhelatinë (pa shije, e gjeni në supermarket)

2 deri 3 lugë gjelle qumësht

3 -4 pika lëng limoni

1 -2 pika vaj esencial livandoje

Metoda:

Në një tas të vogël, shtoni qumështin, xhelatinën dhe vajin esencial të livandos. Përziejini mirë ato. Vendoseni në mikrovalë këtë përzierje për rreth 15 deri në 20 sekonda. Aplikojeni menjëherë në fytyrën tuaj dhe lëreni për disa minuta. Asnjëherë mos e aplikoni afër syve apo vetullave.

Hiqeni pas 5 minutash. Qimet nga fytyra, por edhe pikat e zeza, do të jenë zhdukur.