Transmetuar më 07-11-2017, 19:34

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptareje nga Maqedonia ka ndodhur mbrëmjen e së hënës që lamë pas në Zvicër.

Një automjet që drejtohej nga një pensionist zviceran 80-vjeçar, ka goditur për vdekje shqiptaren 19-vjeçare nga Tetova, Elida Osmani.

Aksident fatal ka ndodhur në rrugën “Hendschikerstrasse” në Lenzburg të Kantonit Aargau.

Vajza e re ka qenë duke kaluar në vendkalimin e rregullt për këmbësorë, kur është përplasur në mënyrë të befasishme.

Vajza gjatë goditjes ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe në kokë.

Pak kohë para se të ndodhte aksidenti e ndjera ka biseduar në telefon me nënën e saj dhe i kishte thënë se së shpejti do të kthehet në shtëpi.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia./a.k/noa.al/