Transmetuar më 08-11-2017, 09:59

Një supermakinë, e konceptuar për të qenë në lartësinë e duhur.

Lamborghini është bashkuar me Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit për të prezantuar konceptin e një superveture fantastike.

Lamborghini Terzo Millenio është vetura e parë, e gjitha elektrike e markës italiane. Ajo ka 4 motorë elektrikë, nga një për çdo rrotë.

Ashtu si çdo superveturë, edhe Terzo Millenio ka një pamje të jashtme të jashtëzakonshme, por nuk mjafton me kaq. Shasia është me panele me fibra karboni, që shërbejnë si depo energjie, duke e kthyer praktikisht shasinë në një bateri.

Ky material mund të kapë edhe probleme të ndryshme të makinës dhe të “shërojë” veten. /k.k/noa.al/