Transmetuar më 08-11-2017, 12:44

Një ditë pasi ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu përmendi katër emra politikanësh, çka mjafton për të vërtetuar lidhjet e politikës me krimin, opozita ka intensifikuar lëvizjet.

Mësohet se paraditen e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e shoqëruar edhe nga kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili i janë drejtuar zyrës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Bëhet e ditur se ky takim vjen në kuadër të intensifikimit të aksionit opozitar dhe zhvillohet një ditë para seancës plenare e cila pritet të shoqërohet me debate të forta. /b.l/noa.al/