Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj ku u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat që ajo ka.
Gjatë takimit, Beqiraj ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Presidenti Meta ka theksuar rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.
Në krye të Akademisë së Shkencave ishte zgjedhur Gudar Beqiraj, i cili më parë mbante edhe postin e nënkryetarit të këtij institucioni.
Akademia e Shkencave është përfshirë në një debat të ethshëm me qeverinë.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama përcaktoi zero lekë në buxhetin e 2018 për Akademinë e Shkencave.