Transmetuar më 09-11-2017, 09:14

Dy persona janë plagosur në një aksident rrugor, në aksin Kryebushat-Vau i Dejës.

Dy motoçikleta janë përplasur, ku për pasojë u plagosën dy drejtuesit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

"Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P, vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë, shtetasi, Z. G. vjeç 67, është në gjëndje të rëndë shëndetsore. Të dy këta shtetas janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore", sqaron policia.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese