Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të bëra ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, se media po shkelin të drejtat e njeriut.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Vasili thotë me ironi se kryeministri i drogës ankohet se media po shkelin të drejtat e njeriut.
“Kryeministri që fyen mediat qahet se media po shkelin të drejtat e njeriut. Ha ha Kryeministri i drogës flet qahet në fakt se ca media me sa duket nuk po i blen dot.
Ky mendjeprishur, që fyen në mënyrë histerike mediat dhe gazetarët, po ankohet se mediat po shkelin të drejtat e njeriut. Po ky duke i fyer e poshtëruar mediat këtij mendjegremisurit i duket se respekton të drejtat e njeriut.
Liria e medias në Shqipëri është në udhëkryqin më të rrezikshëm sepse droga e kryeministrit ka qelbur dynjanë dhe kërkon të qelbë edhe median sa të mundë. Kur nuk ja arrin ky qan……”, -shkruan Vasili. /b.l/noa.al/