Transmetuar më 09-11-2017, 15:10

Gjithnjë e më shumë Tirana po shndërrohet në qytetin e shanseve dhe të mundësive për të gjithë, ku askush nuk ndihet i diferencuar.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë instaluar në Këndin e Lojërave në kryeqytet në Parkun e Madh të Liqenit Artificial module lojërash edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Jam shumë i lumtur, që Parkut të Madh të Liqenit, sapo i shtuam lisharësen ku mund të luajnë edhe engjëjt tanë me aftësi të kufizuara. Në Tiranë, askush nuk është i diferencuar”, shkruan në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Parku i Liqenit Artificial nuk është i vetmi i cili ka module lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës ndërtoi një kënd të ri lojërash në Kombinat, i cili i shërben të gjithë fëmijëve të zonës, por më së shumti fëmijëve me aftësi ndryshe, edhe për shkak të infrastrukturës speciale me të cilën është ndërtuar. /b.l/noa.al/