Transmetuar më 09-11-2017, 15:20

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke i këshilluar ata që të bëjnë aplikime të suksesshme për Lotarinë Amerikane.

Në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada thekson se "Doni të aplikoni për lotarinë DV-2019 këtë javë? Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë. Është më e lehtë sesa të bësh byrek. Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës pyetAnën".

Kështu, mes këshillave, Ambasada sugjeron që të gjithë të interesuarit;

-Aplikoni vetëm një herë gjatë DV-2019;

-Përfshini në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes tuaj;

-Hiqni syzet për foton;

-Ngarkoni një foto të re për çdo vit që aplikoni;

-Ngarkoni foton e saktë për secilin anëtar të familjes tuaj

Duhet të theksojmë faktin se për shkak të disa problemeve në sistem, lotaria amerikane shtyhu aplikimet deri në datën 22 nëntor.

Thirrja e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të ndërpritej fare lotaria. /b.l/noa.al/