Transmetuar më 09-11-2017, 16:20

Një person është gjetur i pa jetë në banesën e tij në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima është identifikuar si 21 vjeçari me inicialet A.C.

Mësohet se viktima është gjetur i pa jetë nga familjarët e tij, të cilët kanë lajmëruar sallën operative rreth orës 16:20 për ngjarjen.

Sipas dëshmive të familjarëve mësohet se kur ata kanë hyrë në dhomën e viktimës e kanë gjetur atë të shtrirë përtokë dhe pa shenja jete, por nuk e dinë se çfarë i ka shkaktuar të riut vdekjen.

Nuk jepen detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa sipas veprimeve të para hetimore, rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor së bashku me ekspertizën po vazhdojnë të kryejnë veprimet për zbulimin e shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. /b.l/noa.al/