Transmetuar më 10-11-2017, 00:38

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ishte dje i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Me një karrierë të sukseshme në sipërmarrje, prej qershorit të vitit 2017-të ai është deputet dhe përfaqëson qarkun e Vlorës.

Që në minutat e para të emisionit, Shehaj iu përgjigj me sinqeritet pyetjes nëse është penduar që është futur në politikë.

“Ka shumë momente kur pendohem, por ky është vetëm llimi. Kështu ishte edhe në biznes fillimi”, tha Shehaj.