Transmetuar më 10-11-2017, 09:40

Një konflikt familjar është regjistruar në një familje në Gjirokastër ku një person ka mbetur i plagosur, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy ish- bashkëshortët Nevro Dudumi, 24 vjeçe dhe Denis Braja, 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Zona Industriale”, Nevro Dudumi për motive të dobëta familjare, ka kanosur me armë të ftohtë (thikë) ish-bashkëshortin e saj, shtetasin Denis Braja, i cili u arrestua pasi për motive të dobëta familjare ka goditur me sende të forta shtetasin M.D (vëllai i shtetases Nevro Dudumi).

Si pasojë e goditjeve M.D., ka marrë dëmtime në fytyrë dhe duar, i cili ndodhet në spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases Nevro Dudumi për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" dhe shtetasit Denis Braja për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje". /b.l/noa.al/