Transmetuar më 10-11-2017, 10:34

Një vdekje e mistershme i ka ndodhur një të riu në qytetin e Durrësit. Viktima është shtetasi me inicialet D.K. 34 vjeç.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm rreth orës 09:00 është gjetur në banesën e tij në lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”, pa shenja jete nga familjarët e tij.

Menjëherë pas konstatimit të viktimës, familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, por pas kontrollit të bërë dhe tentativës për ti ardhur në ndihmë, mjekët konstatuan se e 34 vjeçari nuk jetonte më.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim. /b.l/noa.al/