Transmetuar më 10-11-2017, 11:16

Turjan Hyska i ftuar dje në “Fun Day”, ka treguar hapur se jo cdo këngë e partneres së saj Orinda Huta atij i pëlqen. Turi ka treguar se ka edhe një këngë kot fare në karrierën e saj, që atij nuk i pëlqen aspak.

“Kjo është këngë e bukur”, shprehet ai për projektin “Oqean”, që Orinda është prezantuar në Kënga Magjike.

“Ka një tjetër që shfaqet në një klasë, është një klip i vjetër, kot fare domethënë”, ka thënë Turi për moderatoren Fatma Methasani.

Bëhet fjalë për projektin “Unë e di”, të cilin Orinda e ka realizuar shumë vite më parë.

Çifti i njohur i showbiz-it i dhanë fund beqarisë në 7 korrik. Aktualisht janë duke vijuar secili me projektet e tyre televizive. /b.l/noa.al/