Transmetuar më 10-11-2017, 14:23

Xhensila dhe Besi i dhanë fund beqarisë më një dasmë të madhe në fillim të shtatorit.

Dasma e tyre do të mbahet mend gjatë, pasi çifti kishin organizuar një ceremoni të bukur me mjaft atmosferë.

Tashmë që dasma ka kaluar, Besi dhe Xhensila sigurisht që kanë filluar të mendojnë të shtojnë familjen e tyre me një anëtar të ri.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, në Top Channel, Besi është shprehur se një bebe është në planet e tyre të afërta. Ai madje ka thënë se kjo është dëshira më e madhe e Xhensilës.

“Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje”, ka thënë Besi. /b.l/noa.al/