Transmetuar më 10-11-2017, 16:40

Katër të rinj nga Shqipëria, kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane.

Ndalimi i tyre u bë në bregdetin e Porto d’Ascoli, pasi akuzohen për vjedhje.

Në shumë raste ata ishin kthyer në kërcënim për qytetarët, me grabitjet e banesave në zona të ndryshme të Riveras dhe rrethinave, por edhe në Vibrata Val dhe Fermo.

Agjentët e policisë arrestuan shqiptarët Arlin Çera, 32 vjeç, Mateo Gjeta 28 vjeç, Rigels Vlashi 24-vjeç dhe 25-vjeçari Admir Vata.

Ata janë gjithashtu përgjegjës për serinë e vjedhjeve gjatë dy javëve të fundit në Monteprandone. 

Shqiptarët janë dërguar menjëherë në burgun e Marino del Tronto.

Në kuadër të hetimeve, policia ushtroi kontrolle në banesë, ku u gjetën disa nga sendet e vjedhura, përfshirë telefona celularë, orë të shtrenjta, bizhuteri, para, çanta, etj. /k.k/noa.al/