Transmetuar më 10-11-2017, 16:55

Një ngjarje e rëndë, e denjë për skenarë filmash, me protagonist një shqiptar, është raportuar në Itali.

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia vendase, në Caserta pas dhunës së ushtruar të vazhdueshme ndaj gruas së tij. 

“Il Mattino” shkruan se shqiptari, emri i të cilit është Indrit Gjini, ka mbajtur të izoluar gruan e tij në banesë për rreth një vit, e ka dhunuar fizikisht, torturuar dhe përdhunuar edhe në sy të vajzës se tyre.

Ai tashmë akuzohet për dhunë në familje dhe dhunë seksuale. Mediat italiane raportojnë se dhuna ndaj gruas nisi në fillim te 2016 deri në shkurt të 2017.

Gjini i kishte ndaluar çdo lloj kontakti me persona të tjerë, dhe gruane rrihte barbarisht edhe në prani të vajzës. Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese