Transmetuar më 10-11-2017, 22:35

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur një ditë më parë, në qytetin e Vlorës.

Kalimtarët e rastit kanë parë me tmerr e habi një sherr në mes të rrugës, pranë zonës së njohur si “Albano dhe Romina”.

Dy meshkuj po ziheshin keq me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte një hekur të madh në dorë duke u përpjekur “t’i hapte kokën” kundërshtarit.

Video në vijim është disi e shkurtër por dallohet mjaft qartë agresioni dhe tërbimi i personave të përfshirë. Gjithashtu në video dallohet edhe një person i cili përpiqet t’i ndajë, shkruan JOQ.

Qytetarët që filmuan skenën shprehen se u larguan të tmerruar nga ajo që panë dhe nuk e kanë idenë se çfarë ndodhi më tej dhe se si u mbyll sherri.