Transmetuar më 20-11-2017, 11:54

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve të ngushëllimit, për kompozitorin e ndarë nga jeta Aleksandër Lalo.

“Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. U prehtë në paqe”, shkruan Rama në Facebook.

Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo, u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak mbrëmjen e së dielës.

Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, duke lënë një pasuri të madhe muzikore.

Pas homazheve të mbajtura në Radio Televizionin Shqiptar, kompozitori i ndjerë do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 18.00. /a.y/noa.al

Shuhet kompozitori i njohur Aleksandër Lalo