Transmetuar më 26-11-2017, 21:39

Edhe pse kanë kaluar tashmë më më shumë se 1 javë nga ndarja e papritur nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, dhimbja është ende e madhe mes miqsh, të afërmit dhe kolegët e tij.

Në nderim të tij, produksioni i emisionit “C’est la vie” në TV Klan, ku pjesë e panelit të jurisë ishte edhe maestro Lalo, kanë vendosur që mbrëmjen e të ja kushtojë nderimeve për kompozitorin e ndjerë, përmes rrëfimeve të miqve të tij.

Për aktoren e madhe të skenës shqiptare Tinka Kurti, kompozitori Lalo ishte një nga miqtë e saj më të veçantë, dhe se ndarja e tij nga jeta është një dhimbje e madhe.

Aktorja ka ndarë me publikun edhe si e kishte quajtur mjeshtrin e madh gjatë tërë këtyre viteve miqësi mes tyre.

“Unë nuk e kam thirrur asnjëherë Aleksandër, por Lalo. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij disa herë brenda javës, dhe sapo shkoja më thoshte dëgjoje pak muzikën time në piano.

Sapo bëhesha me ik, ai më thoshte që do rrish për drekë edhe pse ishte shumë herët. Unë kam qenë e pranishme në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e tija”.

Vendi i tij i preferuar ka qenë Piqerasi dhe aty ndiheshe shumë mirë”, tregoi mes lotësh artistja Tinka Kurti.

Kompozitori Aleksandër Lalo, u nda nga jeta në mënyrë të papritur të dielën e 19 nëntorit, pas një ataku kardiak. (e.c/noa.al)