Transmetuar më 27-11-2017, 12:09

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e artit organizojnë më 29 Nëntor, “Nata e Bardhë”, koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike, me një qëllim për të krijur art të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzur dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptur rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapë irën publike. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

29 Nëntori një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë me aktivitetet e artit, ekspozita, teater, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Për një natë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti .

28 Nëntor, ora 19:00- Sheshi Skënderbej- Opera in Air- Opera "Skënderbeu", me pjesëmarrjen e solisteve, korit, orkestrës ëe TKOB, baletit, si dhe për herë të parë, korit të fëmijëve të shkollave të Tiranës.

QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRI KUKULLAVE

Ora 18:00- Ekspozita e pikturës me punimet e fëmijëve kushtuar Ditës së Pavarësisë në Hollin e Teatrit të Kukullave.

Ora 10:00 e në vazhdim- Koncert Festiv: Programacion i zgjedhur me krijimtari të reja nga kurset e fëmijëve të qendrës duke ju përshtatur tematikës së kësaj dite.

Katër shfaqje teatrore për fëmijë: Kësulkuqja; Qeni që nuk dinte të lehte; Kush është fajtori; Princesha Teutë

Në vazhdim do shfaqen filma për fëmijë të huaj dhe shqiptar: Mimoza Llastica; Një gjeneral kapet rob.

TEATRI KOMBËTAR

Ora 19:00 “Mashtrimi”

Ora 23:00 One Man Show. “Plako t’majt e jotja” nga Gent Hazizi

CIRKU KOMBËTAR

Ora 10:00- Program me numra të përzgjedhur.

GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE

Ora 18:00 e në vijim:

– Ekspozita e artistit bashkëkohor nga Kosova Zeni Ballazhi.

-Ekspozita e artistes gjermane Rosamarie Trocker.

– Linja Muzeale të GKA.

-Ekspozita e artistit britanik Grayson Perry

ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT. Gjatë gjithë mbrëmjes AQSHF do të jetë e hapur për vizitorët. Pritje e vizitorëve, foto në ambjentet e AQSHF-së, vizitë në ambjentet e punës, biseda me stafin.

Ora 18:00

“Lule të kuqe lule të zeza” Mevlan Shanaj 2003, 95’ projeksion në 35mm me titra anglisht.

Ora 19:35

Bisedë me të ftuarit Natasha Lako, skenariste dhe Mevlan Shanaj, regjisor i filmit

Ora 20:00

Çatia / Il Tetto, Vittoria De Sica, Itali 1955, 100’, projeksion në 35mm me titra shqip

MUZEU HISTORIK KOMBËTAR

Ekspozitë me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Nën organizimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në këtë ekspozitë do të gjeni:

Penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohëshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve. /a.y/noa.al