Transmetuar më 28-11-2017, 21:42

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në dalje të Prishtinës, më konkretisht në Bërnic.

Mediat vendase raportojnë se nga aksidenti janë lënduar disa persona.

Mësohet se një nga automjetet e përfshira në aksident është larguar nga vendngjarja.

Policia vendase ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/