Transmetuar më 03-12-2017, 16:11

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Një person i cili po lëvizte me biçikletë është goditur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:25 në fshatin Llukar në Prishtinë.

Ndërkaq personi i cili drejtonte automjetin është arrestuar nga Policia.

I ndjeri mësohet se ka ndërruar jetë në spital, duke mos mundur t’i mbijetojë dot plagëve të rënda.

Policia po heton shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/