Transmetuar më 09-12-2017, 16:42

Mbrëmja e së enjtes rezultoi fatale për një shqiptar nga Kosova në kryeqytetin austriak të Vjenës.

Shqiptim Ahmeti, 33-vjeç, ishte duke shëtitur me një shtetase kroate kur është goditur me thikë për vdekje nga 2 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”.

Ahmeti ishte me origjinë nga fshati Shtëdim i Podujevës.

Dyshimet e para flasin se vrasjen mund ta kenë kryer dy persona nga Maqedonia.

Autoritetet përkatëse vijojnë me hetimet e vrasjes./a.k/noa.al/