Transmetuar më 10-12-2017, 10:27

Një djalë i ri shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e së enjtes, në Vjenë të Austrisë.

33-vjeçari Shqiptim Ahmeti nga fshati Shtëdim, i Podujevës, Kosovë, u përlesh me dy persona, ku për pasojë mbeti i vrarë me thikë.

Ai u rrah dhe u godit për vdekje nga dy të tjerë, ndërkohë që pavarësisht dërgimit në spital gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se Ahmeti ndodhej nën shoqërinë e një femre me moshë 44-vjeçare, ku teksa po ecte në rugën Favoritenstrabe, u sulmua egërsisht.

Bëhet e ditur se ai po shëtiste me një grua kroate, në momentin që dy personat e therën me thikë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se i ndjeri mund të jetë vrarë nga dy persona nga Maqedonia. /a.y/noa.al

U ther me thikë nga 2 persona në Vjenë , publikohet identiteti dhe foto e shqiptarit