Transmetuar më 10-12-2017, 14:30

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti është shënuar në Kreshë e Vogël të Kosovës, ku paraprakisht dyshohet se gjithcka ka ndodhur për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora.

Aksidenti u shënua në aksin rrugor Prizren-Gjakovë, ku mësohet se viktimat janë dy djem të rinj.

Viktimat dyshohet se janë nga komuna e Rahovecit, ndërsa policia bën apel që të tregohet kujdes gjatë qarkullimit në zonat e mbuluara me dëborë.

Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al