Transmetuar më 10-12-2017, 18:09

Skuadra e Partizanit ka arritur një fitore me vuajtje në fund të ndeshjes përballë Teutës së Durrësit.

Të kuqtë fituan me rezultatin 2-1 në minutën e fundit të takimit, në ndeshjen e vlefshme për “Superligën Shqiptare”.

Kanë qenë durrsakët ata që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të futbollistit Cmajcanin në minutën e 19’ të pjesës së parë.

Të kuqtë kanë reaguar shumë shpejt ku kanë barazuar me anë të Trashit në minutën e 23 po të pjesës së parë.

Me këtë rezultat është mbyllur edhe 45-minutëshi i parë i takimit.

Pjesa e dytë ka nisur e vrullshme për të kuqtë por kanë vuajtur për të gjetur rrjetën.

Kur mendohej se gjithçka do të përfundonte në barazim, ka qenë Batha ai që ka shënuar golin e fitores në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje Partizani pozicionohet në vendin e gjashtë me 21 pikë, 10 pikë diferencë larg vendit të parë që mbahet nga Skënderbeu./a.k/noa.al/