Transmetuar më 12-12-2017, 23:30

Boksieri shqiptar Xhek Paskali shpallet kampion i Gjermanisë në boksin amator.

Paskali u kurorëzua si numri 1 në këtë kategori dy ditë më parë.

Lajmi madje ka bërë bujë në mediat gjermane.

Paskali garoi në peshën 81 kg dhe arriti të mposhtë të gjithë kundërshtarët duke u shpallur kështu Kampion Kombëtar i Gjermanisë në këtë kategori sportive të boksit amator.

Xhek Paskali ka lindur më 12 tetor të vitit 1992 dhe është është djali i një familjeje shqiptare emigrante.

I ati i tij, Artur Paskali ka qenë peshëngritës dhe akrobat si dhe pjesë e Trupës Profesioniste të Cirkut të Tiranës.

Familja e tij u largua nga Shqipëria që me hapjen e ambasadave në vitin 1990.