Transmetuar më 13-12-2017, 22:44

Makina humb kontrollin, vdes drejtuesi i mjetit. Një tjetër person në gjendje kritike

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Bresalc të  Gjilanit.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një burrë dhe ka mbetur e plagosur në gjendje kritike për jetën një grua.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ku një automjet tip Ëolksëagen ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, kurse pasagjerja (femër) ka pësuar lëndime te rënda trupore./a.k/noa.al/