Transmetuar më 18-12-2017, 17:57

Pirja e shumë pijeve me sheqer, lëngje frutash apo pijeve me gaz, nga nënat shtatzënë, i rrezikon foshnjat që ato mbajnë në bark të preken nga astma.

Është kjo ajo që thuhet në një studim amerikan të publikuar në revistën shkencore “Annals of the American Thoracic Society, i drejtuar nga Sheryl Rifas-Shiman, nga Harvard Medical School dhe Harvard Pilgrim Health Care Institute.

Studiuesit analizuan 1068 çifte nënë-fëmijë, duke monitoruar pijet që ato përdornin.

Rezultoi se fëmijët e atyre nënave që kishin konsumuar rregullisht pije me gaz apo me sheqer, rrezikonin që të sëmureshin nga astma në masën 63%.

Gjithashtu rezultoi se fëmijët që gjatë tre viteve të para të jetës konsumonin shumë sheqer, pije të ëmbla apo me gaz, rrezikonin 64% më shumë që të prekeshin nga astma në raport me bashkëmoshatarët e tyre. /a.y/noa.al