Transmetuar më 19-12-2017, 00:30

Ky është horoskopi për ditën e martë, 19 dhjetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ata që kanë një lidhje do tregohen shumë kërkues dhe posesivë me personin që kanë në krah. Kjo do krijojë shumë probleme dhe debate të zjarrta. Ndryshoni sjellje pa qenë vonë. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Situata financiare do fillojë të përmirësohet nëse ju i menaxhoni me maturi të ardhurat.

Demi

Mos u përqendroni tek disa të meta shumë të vogla të partnerit/es sepse askush nuk është perfekt. Shihni më mirë gjërat thelbësore të cilat kanë më shumë rëndësi. Beqarët nuk duhet të abuzojnë me joshjen dhe flirtimet sepse do i bëjnë më shumë dëm vetes sesa do përfitojnë. Në planin financiar situata do jetë e stabilizuar.

Binjakët

Duhet t’i kushtoni më tepër kohë dhe vëmendje sot personit që keni në krah sepse po e latë pas dore dikush tjetër do ua rrëmbejë shpejt. Beqarët do përjetojnë emocione pa fund falë takimeve impresionuese që do kenë. Gjithçka do ndryshojë për ta. Financat nuk do jenë të qëndrueshme, kështu që kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Nëse jeni në një lidhje dita e sotme nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Do e kritikoni gjatë gjithë kohës njeri-tjetrin dhe do debatoni shpesh. As beqarët nuk do jenë në gjendjen më të mirë shpirtërore për të filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohë. Në planin financiar nuk priten vështirësi.

Luani

Tregohuni sa më të matur sot përkundrejt partnerit/es tuaj sepse ai nuk do jetë në humor dhe nga momenti në moment mund të lindin debate të fuqishme. Beqarët do përjetojnë ndjesi të mrekullueshme pranë disa personave që sapo i kanë njohur. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Virgjëresha

Do jeni më të hapur dhe më të disponueshëm ndaj partnerit/es gjatë kësaj dite. Marrëdhënia në çift nuk do ketë asgjë për çfarë të shqetësoheni. Beqarët do kenë një ditë aq të mbushur me angazhime saqë nuk do kenë kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Në planin financiar do bëni çmos që ta stabilizoni situatën.

Peshorja

Tre do jenë planetët kryesorë që do e bëjnë jetën tuaj edhe më harmonike sesa ka qenë. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës në krahët e tij. Beqarët do kenë një pafundësi takimesh, por ende nuk do realizohet ai që ata kanë ëndërruar. Në planin financiar mund të përballeni me probleme.

Akrepi

Yjet do ju mundësojnë një ditë shumë të bukur sot. Që në orët e para do i sqaroni me qetësi mosmarrëveshjet dhe më pas do filloni një etapë të re akoma më të bukur se kjo që keni kaluar deri më sot. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kujdes.

Shigjetari

Pasioni do shtohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe momentet që do kaloni me partnerin/en do jenë të zjarrta. Në këtë mënyrë do i harroni edhe disa debate që keni pasur dikur. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Bëni edhe pak durim për të krijuar lidhjen e dëshiruar. Në planin financiar mund të keni probleme.

Bricjapi

Jeta në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Do kaloni momente të ngrohta me të dhe nuk do dëshironi të qëndroni për asnjë çast vetëm. Beqarët që presin me padurim ndryshime, sot do ndihen për mrekulli. Në planin financiar duhet të kujdeseni shumë në mënyrë që ekuilibri të mos ketë asnjë tronditje.

Ujori

Ditë goxha e trazuar kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Marsi do ju bëjë më kokëfortë dhe nuk do pranoni të hapni rrugë. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e shkatërroni lidhjen që keni ndërtuar. Beqarët do kenë një ditë më intensive dhe të mbushur me surpriza. Në planin financiar do keni fat.

Peshqit

Nëse nuk doni që debatet dhe mosmarrëveshjet të bëhen pjesë e jetës suaj mundohuni të tregoheni sa më bashkëpunues dhe të kuptueshëm me partnerin/en. Beqarët do jenë të pandalur derisa ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Për planin financiar do fillojë një periudhë mjaft delikate, prandaj bëni kujdes. /b.l/noa.al/