Transmetuar më 19-12-2017, 13:32

Cristiano Ronaldo përveçse futbollisti më i mirë në botë në qarkullim njihet edhe për veprat e shumta të bamirësisë.

Ylli portugez i Real Madridit, do të ndihmojë në ndërtimin e një spitali pediatrik në Kili me plan për të ndërtuar edhe disa të tjera.

Ndërtimi i spitalit për fëmijë është një investim i përbashkët i futbollistit, i cili është ambasador i "Save the Children", "Unicef" dhe "Ëorld Vision" – dhe biznesmenit italian Alessandro Proto.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo u vjen në ndihmë fëmijëve në nevojë pasi ai e ka treguar anën e tij të mirë edhe më parë.

Ylli portugez së fundmi fitoi për të pestën herë "Topin e Artë" duke u barazuar me argjentinasin Lionel Messi në numër trofesh./a.k/noa.al/