Transmetuar më 19-12-2017, 13:59

Na pëlqen dhe na duket sikur me të lahemi më mirë dhe na ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura nga trupi. 

Por dermatologët thonë se përdorimi i sfungjerit të dushit nuk është aspak i këshillueshëm dhe aspak higjenik.

Studimi thotë se pas përdorimit të sfungjerit të dushit, qelizat e vdekura të lëkurës mbeten te sfungjeri, duke hyrë në shtresat e saj të brendshme. 

Kur sfungjeri lihet mënjanë pas përdorimit, lagështia mbetet e mbyllur brenda saj, duke shkaktuar mikrobe të reja që rriten  dhe kthehen  në myk dhe kërpudha.

E gjitha kjo ndodh brenda pak orësh. Përveç kësaj, nëse përdorni sfungjerin pasi jeni depiluar , mund të sëmureni nga organizmat mikroskopikë që hyjnë në lëkurë, përmes çarjeve që shkakton depilimi.

Nëse preferoni të laheni me këtë sfungjer, pastrojeni mirë pas çdo larje dhe ndërrojeni sfungjerin çdo muaj.