Transmetuar më 19-12-2017, 14:46

Wi-Fi është një shpikje e madhe pa asnjë dyshim. E përdorim për të qenë në kontakt me internetin, pa përdorur kabuj, por thjesht duke shfrytëzuar sinjalin që na lejon të jemi të lirë dhe pa limite.

Por të gjithë zhvillimet teknologjike, shpesh shoqërohen me diskutime lidhur me efektet e dëmshme që mund të ketë në shëndetin tonë.

Pikërisht sinjali Wi-Fi, gjatë kohëve të fundit është vënë nën akuzë për efektet e dëmshme që mund të ketë në organizmin tonë.

Por ata që mund ti vuajnë më së shumti efektet negative, mund të jenë fëmijët, pasi sinjalet Wi-Fi, duket se ndikojnë në zhvillimin cerebral të fëmijëve, sidomos tek fetuset ende në barkun e nënës.

Këto rrezatime në fakt, prekin fëmijët në fazën e zhvillimit dhe për pasojë mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, gjatë fazës së rritjes.

Një tjetër efekt negativ që Wi-Fi mund të ketë, ka të bëjë me pagjumësinë. Kjo pasi sinjali i modemit në banesën tonë, mund të dëmtojë cilësinë e gjumit, duke mos na lënë të flemë të qetë, shkruan noa.al.

Personat që janë të ekspozuar ndaj rrezatimeve elektromagnetike, mund të kenë më shumë vështirësi për të fjetur natën, apo edhe për të pushuar mirë gjatë ditës.

Një tjetër efekt negativ prej ekspozimit ndaj sinjalit Wi-Fi, është se acarohet sistemi nervor, duke vështirësuar përqendrimin dhe për rrjedhojë edhe produktivitetin.

Teori të fundit sugjerojnë se Wi-Fi ka impakt negativ edhe në pjellorinë e meshkujve.

Kjo pasi ekspozimi i tepërt ndaj këtij sinjali, redukton lëvizshmërinë e spermatozoideve dhe për pasojë, pengon konceptimin e një shtatzënie. /a.y/noa.al