Transmetuar më 19-12-2017, 15:08

Mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar përjashtuar zonat Verilindore dhe Veriore ku do të ketë vranësira kalimtare dhe prezencë të mjegullës.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët por shumë të ftohtë në të gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë në orët e para të ditës por mesdita do ruajë vlera konstante ndërsa maksimumi do ngjitet në 11°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 3 ballë.

Europa

Vijon dominimi i motit të kthjellët me temperatura ekstremisht të ulëta thuajse në gjithë Europën, përjashtuar rajonin e Balltikut dhe një pjesë të Europës Verilindore ku do të ketë vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu, brigjet Jugore të Mesdheut dominohen nga vranësira dhe shira të përkohshëm. /b.l/noa.al/