Transmetuar më 20-12-2017, 15:05

Kthjellimet dhe temperaturat e ulëta dominojnë pjesën më të madhe të territorit por orët e para të ditës do të kenë mjegull dhe vranësira kalimtare në zonat Jugore dhe Lindore.

Pjesa e dytë e ditës por edhe orët në vijim deri mëngjesin pasardhës, e mbajnë territorin shqiptar nën pushtetin e motit të kthjellët por të ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 11 – 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri pasdite kur pritet forcim i erës në kanalin e Otrantos duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Europa

Europa Velindore dhe ekstremi Veriperëndimor i Europës dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu, me stuhi të përkohshme shiu e dëbore paraqiten kushtet e motit në pellgjet e Detit të Zi dhe Egjeut.

Por vijon ndikimi i motit të kthjellët me temperatura ekstremisht të ulëta në pjesën më të madhe të kontinentit Europian./b.l/noa.al/