Transmetuar më 21-12-2017, 15:03

Tiranë, NOA.al- Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë përjashtuar ekstremin Verior ku do të ketë vranësira të përkohshme gjatë pjesës së parë të ditës. Gjatë pasdites dhe orëve të natës moti i kthjellët dhe i ftohtë mbetet dominant në të gjithë territorin por vranësira të shpeshta do të ketë në Veri-Verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin.

Era do fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë.

Europa

Kthjellimet mbeten dominante në Europën Perëndimore dhe pjesën më të madhe të Europës Qendrore. Po ashtu, Europa Lindore duke përfshirë gadishullin Ballkanik paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe temperatura ekstremisht të ulëta.

Ndërsa zona e Alpeve Europiane dhe Europa Verilindore si dhe rajonet e Detit të Zi dhe Egjeut, mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. /a.y/noa.al