Transmetuar më 22-12-2017, 13:28

Soda e bukës nuk është e nevojshme vetëm në kuzhinë, pasi ajo ka një sërë dobish të tjera që përmirësojnë ndjeshëm shëndetin tonë.

Pirja e një gote ujë me një lugë sodë buke ka një sërë dobish për organizmin, ku siç njihet gjerësisht lehtëson dhimbjet e stomakut.

Jo vetëm kjo, por uji me sodë dhe uthull molle, mund të përdoret si gargarë për të qetësuar dhimbjet e fytit. Në një copë pambuku hidhni pak sodë dhe ujë të ftohtë dhe aplikojeni në vendin ku keni pësuar djegie.

Shkrini gjysmë lugë sodë buke në gjysmë gote ujë dhe pijeni katër herë në ditë për 2-3 ditë. Sugjerohet që të pini së paku 2 litra ujë nga kjo masë dhe do të zhdukni infeksionet urinare.

Bllokimi i hundëve- Hidhni pak sodë buke në një lugë ujë dhe përziejeni. Dy pika nga ky lëng hidhini në secilën anë të hundës.

Soda e bukës, siç shkruan noa.al, është një zgjidhje shumë e mirë për të lehtësuar ankthin që përjetohet kur lihet duhani. Pini një gotë ujë me dy lugë sodë buke dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Në rast të pickimit të ndonjë insekti, përzjeni pak sodë me ujë dhe masën kremoze aplikojeni në vendin ku ka ndodhur pickimi. /a.y/noa.al