Transmetuar më 22-12-2017, 14:10

Çaji me dafinë dhe kanellë është një pije e shkëlqyer, plot vlera ushqyese dhe që mund të favorizojë humbjen e peshës.

Që të dyja këto bimë aromatike luajnë një rol të rëndësishëm në aparatin tretës, duke përshpejtuar dobësimin. Nëse ky çaj kombinohet me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, atëherë organizmi do të pastrohet lehtësisht, do të përmirësohet tretja dhe do të digjet yndyra e tepërt.

Për të përgatitur një çaj dobësues, mjafton një shkop kanelle, pesë gjethe dafine dhe rreth një litër ujë.

Përgatitja është e thjeshtë, vendoseni ujin që të ziejë dhe hidhni kanellë dhe dafinë, duke e lënë për 15 minuta të vlojë, shkruan noa.al.

Më pas lëreni të ftohet dhe filtrojeni para se ta pini. Mund ta ruani edhe në frigorifer, në rast se nuk keni mundësi ta përgatisni të freskët.

Shmangni pirjen e këtij çaji gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji, nëse vuani nga gastriti, ulcera, koliti apo sëmundje të tjera neurologjike. /a.y/noa.al