Transmetuar më 23-12-2017, 08:07

Këtë shtesë të shkëlqyeshme përgatiteni në mbrëmje apo në mëngjes, sepse është më e shijshme kur qëndron disa orë në frigorifer.

Do t’ju nevojitet pak më shumë mund sesa kur përgatitni purenë klasike, mirëpo është ideale për fundjavë apo për ndonjë festë familjare.

Përbërësit: 2 kg patate, 250 ml ajkë, 200 g djathë krem, 1 lugë kripë, 1 çerek luge të vogël piper të bluar, 1 thelb hudhre,1 lugë gjalpë të shkrirë, gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja: Zieni patatet në ujë, jo më shumë se njëzet minuta. Përzieni ajkën, djathin, kripën, piperin dhe hudhrën e grirë, shtoni patatet dhe bëni pure.

Kur të përftoni strukturën e dëshiruar, vendoseni në enë për pjekje, mbulojeni dhe futeni në frigorifer për disa orë.

Ngroheni furrën në 180 gradë. Hidhni gjalpin në patate dhe sipër pak spec të bluar. Piqeni rreth 30 minuta dhe menjëherë shërbejeni.