Transmetuar më 23-12-2017, 15:23

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të parrezikshme për shëndetit e foshnjës. Trupi gjatë shtatzënisë funksionon si një zonë e madhe erogjene. Kështu që mos t’ju habit fakti që do të ndjeni më shumë nevojën për seks.

Nëse shtatzënia juaj është në fillim dhe keni përzierje të pakëndshme, sigurisht hedh dyshime mbi këtë pretendim. Por faktet tregojnë të kundërtën. Për këtë, para së gjithash, fajësohen hormonet estrogjene dhe progesterone.

Por gjithashtu shpesh dyshimet dhe paragjykimet bëjnë që dëshira seksuale të venitet tek prindërit e ardhshëm dhe ndoshta në disa raste ndikim të madh luan edhe frika se fetusi dëmtohet. Më pas me rritjen e barkut dëshira bie aq shumë sa në disa raste marrëdhëniet mungojnë tërësisht.

Këshillohet të mos kryhen marrëdhënie nëse shtatzania është në rrezik, pra në rastet kur rrezikohet abort, lindje e parakohshme, 48 orë pasi është kryer analiza e amnioçentezës apo vilioçentezës, në rastet kur kemi të bëjmë me placenta previa, në rastet kur është vënë re një hapje e qafës së mitrës, nëse është paraqitur një çarje parakohe e qeses amniotike dhe në të gjitha rastet e tjera kur mjeku ju këshillon të evitoni seksin.

Largoni dyshimet në lidhje me fetusin. Ai është shumë i mbrojtur dhe nuk mund të dëmtohet. Edhe madje barku i madh nuk duhet të përbëjë problem, mjafton të gjeni pozicionin e duhur.

Siguria e shtatzanisë është e rëndësishme por nëse mjeku nuk flet për ndonjë rrezik atëherë edhe jeta seksuale në çift duhet të marrë vëmendjen e duhur./b.l/noa.al/