Transmetuar më 24-12-2017, 21:14

Një dramë mund të quhet sot jeta e ish-futbollistit të Arsenalit, Emmanuel Eboue, i cili nga milioner ka përfunduar pa asnjë kacidhe.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, ka bërë një rrëfim për mediat britanike duke treguar se ka dashur të vrasë veten dhe arsyet se përse ka mbetur pa para.

Ish-mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë dikur fitonte miliona në “Premier League” ndërsa sot ka arritur deri aty sa edhe rrobat e tij i lan me dorë.

“Çdo ditë i laj vetë rrobat e mia, xhinset, gjithçka. I kam duart e ashpra. Ndonjëherë i fik dritat, pasi nuk dua që njerëzit ta mësojnë se jam brenda”, rrëfehet ai.

Gjatë intervistës, Eboue ka treguar se humbi një betejë divorci me të shoqen, Aurelie, e cila i mori të gjithë pasurinë.

“Paratë që fitoja, i dërgoja tek gruaja ime për fëmijët. Në Turqi kur luaja me Gallatasaraj, fitova 8 milionë euro. Në shtëpi dërgova 7 milionë, çfarëdo që më thoshte ajo të nënshkruaja, unë e nënshkruaja,”-ka treguar Eboue.

Futbollisti tregon se sot nuk ka as kontakt me dy vajzat, Clara, 14 vjeç dhe Maeva, 12 vjeç./a.k/noa.al/