Transmetuar më 25-12-2017, 10:43

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme i dha shtetësinë shqiptare.

Pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri, Janullatos është zyrtarisht shtetas shqiptar.

Gjatë meshës së Krishtlindjeve, të mbajtur paraditen e sotme në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ai ka falënderuar kreun e shtetit.

Madje ai e krahasoi vendimin për dhënien e shtetësisë si “vera e cila sa më shumë vjetrohet, aq më shume vlera merr”.

Në vendimin për dhënien e shtetësisë të dhënë këtë të diel, Meta shprehte mirënjohjen e tij për punën dhe përkushtimin e Kryepeshkopit në vendin tonë, për ringritjen e Kishës Ortodokse.

“Mirënjohje ndaj aktivitetit dhe përkushtimit shpirtëror tuajin. Keni treguar në këto 25 vite se udhëhiqeni nga besimi si dhe keni kontribuar në ringritjen e Kishës Ortodokse”, shprehej mes të tjerave Presidenti Meta. /a.y/noa.al