Transmetuar më 25-12-2017, 11:38

Dy meshkuj heteroseksualë u martuan në Irlandë, për të shmangur pagesën e taksave.

Martesa, u kurorëzua pas miqësisë 30-vjeçare mes 83-vjeçarit Matt Murphy dhe 58-vjeçarit Michael O’Sullivan.

Michael, i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve kishte mbetur në rrugë. Shoku i tij i vjetër Matt, i cili ka probleme serioze me shikimin, i ofroi strehë në këmbim të ndihmës që mund ti ofronte në përditshmëri.

Me kalimin e kohës Michael u kthye në një lloj kujdestari për Matt, i cili duke qenë se nuk kishte mundësi që ta paguante, mendoi që ti linte si trashëgimi shtëpinë.

Por taksat për kalimin e pronës, ishin plot 50 mijë euro, shifër shumë e lartë për Michael.

Kur një shoqe e tyre me shaka u tha se ishte më mirë që të martoheshin, ata nuk u menduan gjatë.

“E dua Mattt dhe ai më do mua, por si shok”, tha O’Sullivan pas ceremonisë së mbajtur gjatë javës së lënë pas. /a.y/noa.al