Transmetuar më 25-12-2017, 17:20

Një dragua gjigant, i gjatë 75 metra dhe me gjerësi 12 metra, po mahnit vizitorët e një resorti skie në Kinë.

Skulptura e mrekullueshme është realizuar në Çangçun, në provincën Jilin. 

Skulptura prej dëbore nuk është përfunduar ende dhe po punohet akoma. Puna për të ka nisur në 18 dhjetor dhe do të përfundojë në fund të muajit

Dragoi do të jetë gati për Festivalin Ndërkombëtar të Skisë Jingyuetan Vasaloppet, i cili hapet më 4 janar të vitit të ardhshëm.

Për të kuptuar më tepër nga kjo skulpturë mjafton t’i hidhni një sy fotove më poshtë. /b.l/noa.al/