Transmetuar më 25-12-2017, 17:35

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme pranë stacionit Slaviansky Boulevard në perëndim të Moskës.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në metro, duke lënë 4 persona të vdekur, ndërsa të paktën 15 të tjerë janë plagosur.

BBC raporton se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin dhe më pas nuk ka arritur të frenojë.

“15 persona janë aktualisht në klinikat e qytetit të cilët po marrin ndihmën mjekësore … katër të tjerë humbën jetën në vend”, tha bashkia e qytetit të Moskës në një deklaratë në faqen e internetit.

Policia e Moskës tha në një deklaratë se po shqyrtonin dy shkaqe të mundshme, shoferi që humbi kontrollin e automjetit dhe një problem teknik me autobusin.

Ndërsa hetuesit që ndodhen në vendin e ngjarjes janë duke marrë në pyetje dëshmitarët për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit./ b.l/noa.al/