Transmetuar më 26-12-2017, 07:58

Një autobus linje humbi kontrollin për shkak të akullit në rrugë ose një defekti teknik, duke marrë përpara një grup kalimtarësh në metronë e Slavyansky Boulevard, të Moskës, Rusi.

Ngjarja e rëndë u shënua gjatë ditës së djeshme, e hënë, ku si pasojë e aksidentit katër persona gjetën vdekjen dhe rreth dhjetë të tjerë mbetën të plagosur.

Autobusi ndaloi vetëm poshtë shkallëve të një nënkalimi. Policia ruse, arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërkohë kamerat filmuan gjithë ngjarjen.

Në videon që sjell noa.al, shihet autobusi teksa merr përpara kalimtarët.

Kujtojmë se 25 dhjetori është një ditë normale pune në Rusi, pasi Krishtlindjet ortodokse festohen në 7 janar.

Dhjetë ambulanca, zjarrfikës dhe tre helikopterë mbërritën në vendin e ngjarjes për të dhënë ndihmën e parë. /a.y/noa.al