Transmetuar më 26-12-2017, 17:33

Vijon me vranësira dhe reshje në ekstremet Veri – Jug  ndërsa shira të izoluar në pjesën tjetër të Shqipërisë. 

Pasditja mbetet kryesisht e vranët ndërsa shira me intensitet mesatar do të bien në ekstremet Veri Jug ndërkohë që vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash si edhe shira të izoluar do të vijojë pjesa më e madhe e Shqipërisë. 

Gjatë natës, shira me intensitet të ulët dhe mesatar përfshijnë thuajse të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe reshjeve.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë, me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa 

Europa Perëndimore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit mbeten me vranësira dhe reshje të herë pas hershme. 

Po ashtu, Europa Jugore dhe kryesisht pellgu i Mesdheut do të përfshihet nga vranësira të fuqishme duke sjellë në këto rajone rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të përkohshme ere. 

Por Europa Lindore dhe pjesërisht Veriu i Europës dominohen nga mot i kthjellët dhe temperatura të ulëta./b.l/noa.al/